Termat dhe Kushtet
Politikat E privatësisë
Me Politikat e Privatësisë Okazion.online sqaron se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë
vizitorëve të këtij portali.
Çdo përdorues pas regjistrimit deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë.
Në përputhje të plotë me parashikimet e Ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE
PERSONALE” (të ndryshuar). Kushdo që akseson Okazion.online bie dakord me kushtet si vijojnë: Për arsye
të publikimit të njoftimeve të objekteve/sendeve të ndryshme që Okazion.online ofron në dispozicion të
përdoruesve mund të kërkojë nga përdoruesi që të plotësojë formën e publikimit online, duke vendosur
ndër të tjera, edhe disa nga të dhënat e tij personale, si emër, mbiemër, numri I celularit apo adresa e
email –it. Portali thekson se diçka e tillë është një kërkesë, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht
ta japë si informacion për të vijuar më tej me publikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (psh:
postimin e ofertës se sendit/objektit që disponon).
Mbrojtja e të Dhënave Personale
Në këtë kuadër, MOkazion.online dëshiron të vërë në vëmendjen e çdo përdoruesi se, pasi informacioni ka
mbërritur në Web serverin tonë, ky i fundit implementon një sistem sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e
mëtejshëm të këtyre të dhënave.
Okazion.online përpiqet t’i mbrojë të dhënat tuaja personale dhe të parandalojë keqpërdorimet e të
dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë që masat tona mbrojtëse do t’i
ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.
Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka
plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të gjithë informacionin e kërkuar. Gjithashtu, me plotësimin
e aplikimit online për publikimin e sendit/objektit, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për
procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e Okazion.online, vetëm për qëllimin për të
cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale. Në çdo moment pasi përdoruesi të
ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e
drejta që, nëpërmjet një kërkese pranë Okazion.online, të aksesojë këto të dhëna, si dhe të kërkojë
korigjimin e tyre.
Duke garantuar te secili prej jush siguri në përpunimin e informacionit tuaj, dëshirojmë të garantojmë
çdo vizitor të faqes së Okazion.online se portali ynë mbështetet dhe vlerëson maksimalisht parimin e
transparencës.
Cookies/Tekonologjia përcjellëse
Okazion.online përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhen në
kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit. Kjo na mundëson mbledhjen e statistikave
rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shikoni të
njëjtat hapësira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit. Teknologjia
përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale. Nëse ju dëshironi ta çaktivizoni
teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings).
Okazion.online përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin
e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky informacion është anonim
dhe përdoret vetëm për marketingun e synuar.
Ndryshimet në politikat e privatësisë
Okazion.online mban të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e
përdorimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.
Duke përdorur Okazion.online, ju pranoni dhe politikat e privatësisë. Nëse ju nuk pranoni këtë politikë,
ju lutem mos përdorni faqen tonë.
Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni, aksesi dhe përdorimi nga ju i Faqes Okazion.online janë të bazuara
në legjislacionin shqiptar.